Qoku: rasti i emërimit të anëtarit të ri në KShZ, paralajmëron manipulimin e zgjedhjeve

    Këshilltari i Albin Kurtit, Bekim Qoku ka kritikuar Talat Xhaferin se po manipulon zgjedhjen e anëtarit të ri të KShZ-së, që u takon partive opozitare. Sipas Qokut, rasti i emërimit të anëtarit të ri në KShZ është prelud dhe paralajmërim për manipulim të zgjedhjeve, përcjell Nistori.

    “Në rast se Talat Xhaferi, qysh tani, në detyrën e kryetarit të kuvendit, përpiqet të manipulojë zgjedhjen e anëtarit të ri në KShZ, që i takon partive opozitare, çfarë mund të prisnim atëherë kur ai të votohet për kryeministër i qeverisë teknike e cila të vetmen detyrë e ka të organizojë dhe realizojë zgjedhje të lira, të drejta e demokratike”, shkruan Qoku në Facebook.

    Ai kritikon edhe Aleancën për Shqiptarët, pasi për anëtar të KShZ-së propozon një kandidat të tyre nëpërmjet Arianit Hoxhës, i cili në zgjedhjet 2020 ka qenë po ashtu pjesë e pushtetit.

    “Nuk e kuptoj as lojën e ASh-së që për këtë vend propozon një kandidat të tyre përmes Arianit Hoxhës, i cili në zgjedhjet 2020 ka qenë po ashtu pjesë e pushtetit. Me këtë ata përgënjeshtrojnë veten, që gjoja anëtari i ri u takon atyre, sepse ata kanë qenë në opozitë kur u zgjodh”, shton Qoku ndër të tjera.

    Ndryshe, Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Propozim lista tashmë është dorëzuar dhe pritet që Komisioni për zgedhje dhe emërime ta konfirmojë kandidatin.

    Abdush Demiri është përkrahur nga koalicioni i opozitës shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim. Kandidati Zulfi Adili, megjithatë, është përkrahur nga Partia Demokratike Europiane, kryetar i së cilës është Arianit Hoxha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mjekësia e të sotmes dhe së nesërmes, mes inteligjencës dhe sigurisë kibernetike

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë spastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fillimisht te politikanët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë