Pendarovski: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë spastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fillimisht te politikanët

    Presidenti Stevo Pendarovski sot në fjalimin e tij në Kuvend tha se me vite jemi duke u përballur me rezistencë nga shumë anë në çdo përpjekje për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë, dhe si arsye për këtë ka theksuar lidhjet nga komuniteti politik dhe të biznesit me një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët në dekadat e kaluara krijuan një atmosferë në të cilën kemi zhvilluar korrupsion endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit, shkruan Nistori.

    “Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se ShBA-ja dhe Bashkimi Europian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk janë të mjaftueshme, jo vetëm sepse ato nuk pasohen nga sanksionet e brendshme. Domethënë, jemi duke u përballur me një problem shumë më të thellë, sepse korrupsioni në ndërkohë është bërë mënyrë jetese për shumëkënd, ose siç e ka cilësuar një ambasador i huaj së fundmi, është çështje e mentalitetit të njerëzve që duhet ndryshuar”, theksoi Pendarovski. .

    Presidenti theksoi se proceset e korrupsionit të lartë janë jashtëzakonisht të ngadalta dhe të pasigurta dhe ato pak procese gjyqësore të përfunduara me sukses janë të kufizuara në një periudhë të caktuar kohore, ndërkohë që pothuajse gjithmonë mungon vazhdimësia në veprimet e shtetit, sidomos pas ndryshimeve të qeverisë në nivel qendror apo lokal.

    “Këtu dua t’i them parlamentit të ardhshëm atë që kam adresuar disa herë publikisht: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë një spastrim edhe të gjyqtarëve edhe të prokurorëve, por, së pari, ndaj neve – politikanëve. Dhe për të gjithë, për të cilët nuk ka shpjegim logjik se si është bërë milioner me pagë shtetërore, jo vetëm dorëheqje, por menjëherë duhet të vijojë procedura penale”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin e tij tashmë tradicional në çdo fundvit para deputetëve të popullit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qoku: rasti i emërimit të anëtarit të ri në KShZ, paralajmëron manipulimin e zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Taravari: anëtarësia është kundër koalicionimit me BDI-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë