Qytetarët dhe kompanitë do të mund të vendosin fotovoltaikë pa kërkuar miratim nga Komunat

    Qytetarët dhe kompanitë do të mund të vendosin fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike në çati pa kërkuar miratim nga Komunat. Këtë e parashikojnë ndryshimet në Ligjin e ndërtimit, të cilat kaluan sot në seancën e Qeverisë dhe këto ditë do të kalojnë në Kuvend, transmeton SDK.

    Me ndryshimet, përveç thjeshtimit të procedurave, parashikohet që fotovoltaikët të vendosen në objektet e banimit individual deri në 6 KW, dhe te personat juridikë deri në 40 KW.

    “Në këtë kohë duhen procedura më të lehta që do të mundësojnë që numri më i madh i amvisërive dhe kompanive të prodhojnë energji elektrike për nevojat e tyre. Investitorët tashmë janë të detyruar vetëm të njoftojnë komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet ekstrakt nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas titulli i pronës për objektin mbi të cilin po instalohet projekti bazë. Inspektorët komunal do të kontrollojnë nëse janë instaluar fotovoltaikë siç është paraparë me projektin”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

    Kompanitë dhe qytetarët do të mund ta shesin energjinë e prodhuar të papërdorur, pra do t’i kthehet sektorit të energjisë elektrike.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të ndërtohet në vend të Treskës?

    Lajmi i rradhës

    Ëndërrojnë që një ditë të takohen ose t’ua dinë varrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë