Çfarë do të ndërtohet në vend të Treskës?

    Zjarri në Fabrikën Treska erdhi si pasojë e faktorit njeri, tha i pari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski në Click21. Ai madje potencoi se disa muaj para se të digjej Treska ka pasur disa vjedhje të kabllove dhe gjësende të tjera. Por çfarë do të ndërtohet në vend të Treskës?

    “Të lirohet sa më shumë hapësirë për parkim nëntokësor, të ketë hapësirë për shtigje për këmbësorë, shtigje për biçikleta, sepse bëhet fjalë për parcelë të madhe dhe një numër të madh ndërtesash që janë paraparë në atë pjesë”, theksoi Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    E për tu realizuar ky propozim duhet të votohet edhe në këshillin e Qytetit të Shkupit.

    Gerasimovski foli edhe për ndërtimin e dy kullave në qendër të Shkupit.

     “Deri te komuna janë dorëzuar para disa muajsh kërkesa për kullën e dytë e cila është në procedurë, mendoj se ka arritur deri te pagesa e taksave komunale. Unë edhe gjatë zgjedhjeve edhe tani potencoj se do të luftojmë për urbanizim më të mirë të hapësirës nuk do ta ndalojmë ndërtimin sepse qyteti pa ndërtime është qytet i vdekur”, pohoi Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    Risi në Komunën Qendër do të jetë rritja e çmimit të dënimeve për parkim vend e pa vend. Për këtë Gerasimovski tha se në seancën e sotme të këshillit në rend dite kanë edhe piken për rritjen e çmimit të merimangave, ndërsa çmimi do të shkoj deri në 2500 denarë që i bie se dënimet do të rriten mbi 50% nga shuma aktuale.

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat edhe kur ato shkaktojnë përçarje politike”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët dhe kompanitë do të mund të vendosin fotovoltaikë pa kërkuar miratim nga Komunat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë