Qytetarët e Maqedonisë: Vendi po shkon në drejtim të gabuar

    Në 32 vjetorin e pavarësisë së shtetit qytetarët ndjehen të zhgënjyer, thonë se vendi nuk po shkon në drejtimin e duhur, se është shënuar regres, se të rinjtë po ikin dhe se çdo ditë e më shumë po vështirësohet mënyra e jetesës për ata që kanë ngelur këtu, shkruan Alsat

    “Assesi, shteti ka mbetur prapa, po dështon, gjithçka po dështon. Të rinjtë të gjithë dalin jashtë shtetit dhe tani tragjedia është se me të gjithë familjen po ikin. Nuk e di se sa kanë mbetur, nëse kanë mbetur 1 milion e gjysmë në Maqedoni….Askush nuk e ka pritur këtë….05:09 Na kanë kthyer mbrapa 90 për qind, tani nuk ka asgjë, shko nëpër tregje, shih njerëzit më nuk blejnë me kilogramë, por me copë”, tha një qytetar.

    “Si të ju them, disi shumë rëndë shkon, nuk është sipas pritjeve tona, ne duhej të ishim të pavarur dhe jo të varur”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Jo nuk shkon, sepse po ndodhin shumë raste, duhet të bëhen disa punë që të shkohet përpara. Përndryshe kështu jo, ka shumë probleme, ka shumë korrupsion, ka shumë gjithçka”, theksoi një qytetar tjetër.

    Edhe ata pak që vlerësojnë se megjithatë po shkohet në rrugën e duhur, thonë se nevojiten korrigjime.

    “Shkojmë kah e mira, por megjithatë duhet të bëhen disa korrigjime, qeveria të tjerat…Diçka është arritur, por diçka jo, gjithsesi thash se duhet të bëhen korrigjime, të mendohet për të varfrit”, tha një qytetar.

    Më 8 shtator të vitit 1991, Maqedoni u pavarësua nga Jugosllavia, ndërsa sot shënon 32 vjetorin e saj./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Onkologjia” | Kovaçevski: Nuk do të ketë falje për askënd, pres identifikimin e autorëve dhe dënime adekuate

    Lajmi i rradhës

    Alternativa për Kodin Penal: Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës politike të Pendarovskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë