Rasti “Onkologjia” | Kovaçevski: Nuk do të ketë falje për askënd, pres identifikimin e autorëve dhe dënime adekuate

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot edhe njëherë porositi se në lidhje me rastin “Onkologjia” nuk do të kursehet askush. Ai pret, siç deklaroi, të identifikohen persona dhe procedurat të cilat janë shkelur, si dhe keqpërdorimet që janë bërë dhe të ketë dënime adekuate sepse mjaft ishte, tha ai, 30-të vjet vetëm justifikime.

    Duke iu drejtuar të gjitha institucioneve që punojnë në këtë rast, Kovaçevski tha se vëmendja e Qeverisë është njëqind për qind e drejtuar në zbardhjen e rastit. Në çdo seancë qeveritare, thekson kryeministri, do të parashtrohet pyetja se deki ku është procedura.

    “Edhe njëherë do të përsëris. Nuk do të ketë falje për askënd. Kam një mesazh për të gjitha institucionet që punojnë në këtë rast, se vëmendja jo vetëm e qytetarëve, por edhe vëmendja ime si kryetar i Qeverisë, i anëtarëve të Qeverisë është drejtuar njëqind për qind  në zbardhjen e këtij rasti  dhe nëse punohehet sipas ligjit dhe procedurës dhe nuk ka arsye të mos punohet ashtu, sepse  kam thënë se edhe Prokuroria edhe gjyqësia në këtë rast  e kanë mbështetjen e të gjithëve ta zgjidhin rastin ashtu siç duhet sipas ligjit. Pres të identifikohen personat dhe të identifikohen procedurat të cilat janë shkelur, keqpërdorur që janë bërë dhe të ndëshkohen sipas ligjit sepse mjaft ishte 30 vite vetëm justifikime, vetëm mënyra për të mos ndëshkuar diçka, ndërsa qytetarët presin drejtësi dhe shërbime më të mira. Dhe prandaj, këtë herë do të jetë në çdo seancë të qeverisë çështja se deri ku është procedura”, theksoi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pajisjes së re në SPQ “8  Shtatori”.

    MPB dhe Prokuroria, përkujtoi kryeministri, informuan se të gjitha dokumentet dhe materialet që i kanë mbledhur janë dorëzuar te ata dhe janë të arritshme.

    “Drejtoresha e re e Klinikës e cila është eksperte e shquar, docent doktor për shkenca onkologjike dhe ministri i Shëndetësisë dolën në konferencë shtypi dhe gjithashtu theksuan se gjithçka është dorëzuar. Ata kanë bërë edhe ndryshime kadrovike pasi erdhi drejtoresha e re në lidhje me të punësuarit të cilët në të kaluarën janë identifikuar si disa që nuk i respektojnë procedurat dhe ua kanë ndërprerë marrëveshjen e punës. Pyetja është pse para asaj nuk u është ndërprerë marrëveshja e punës, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Anëtarësimi me faza në BE – Një ide në horizont

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e Maqedonisë: Vendi po shkon në drejtim të gabuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë