Qytetarët e RMV-së mund të ballafaqohen edhe me rritjen e çmimit të faturave të shërbimeve komunale!

    Fotografia: Nistori

    Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të derivateve dhe produkteve ushqimore, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të ballafaqohen edhe me rritjen e çmimit të faturave të shërbimeve komunale.

    Drejtoritë që ofrojnë shërbimet komunale dhe ujore kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria pasi thonë se nuk dëshirojnë që qytetarët të ngarkohen edhe me një rritje tjetër të çmimeve të faturave, por nënvizojnë se mund të detyrohen një gjë të tillë pasi kriza ekonomike po e vështirëson shumë funksionimin e tyre. Ata janë të gatshëm për një takim me përfaqësuesit e ekzekutivit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE do të mbledhë nënshkrime për të shpallur referendum për propozimin francez

    Lajmi i rradhës

    Shri Lanka sërish vendos gjendjen e jashtëzakonshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë