Qytetarët në RMV mezi kalojnë muajin

    Nga anketat e bëra para tre viteve, 9 për qind e qytetarëve thoshin se mund ta kalonin muajin pa probleme financiare, ndërsa në kategorinë e vështirë ishin rreth 17 për qind. Ndërsa sot ka ndodhur një tranzicion për sa i përket ekonomisë së qytetarëve, ku nga anketa IRI-t, vetëm 4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë theksuar se kanë të ardhura të mjaftueshme, ndërsa 64 për qind mezi i’a dalin mbanë. Nga të dhënat e IRI-të për ekonominë gjatë muajit maj kuptojmë se pothuajse gjysma e qytetarëve jetojnë në varfëri, ku nga përqindja totale 35 për qind konsiderojnë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme, ndërsa 29 për qind thonë se të ardhurat e tyre familjare nuk janë aspak të mjaftueshme.

    Nga anketa e publikuar kuptojmë se standardi i jetesës po ulet dita ditës, ku 45 për qind e qytetarëve këtë vit kanë thënë se jeta e tyre është përkeqësuar, njësoj si vitin e kaluar, kur kjo përqindje ishte 53 për qind.

    Anketa e IRI-të, e kryer nga prilli deri në maj, bazuar prej 1.204 të anketuar, tregon se problemi kryesor për qytetarët është varfëria dhe standardi i ulët jetësor. Kështu janë përgjigjur 25 për qind. Më pas vijojnë çmimet e larta me 24 për qind dhe gjendja ekonomike, për të cilën 23 për qind e të anketuarve thonë se është problem serioz. E pesta në listë është papunësia me 18 për qind.  Problemet më të mëdha vijojnë me korrupsionin, krimin dhe situata e përgjithshme politike. Rreth 48 për qind besojnë se në dy vitet e ardhshme situata në vend do të përkeqësohet. Vitin e kaluar në tetor, kjo përqindje ishte 56 për qind. Rreth 78 për qind e të anketuarve mendojnë se përfaqësuesit aktualë të qeverisë nuk punojnë në përputhje me ligjet. Opozita qëndron disi më mirë, ku 69 për qind e qytetarëve nuk mendojnë se opozita do të respektonte ligjin nëse anëtarët e saj zgjidheshin në një detyrë të caktuar.

    Problemi me shportën ushqimore vazhdon të bie dukshëm ku sidomos për anëtarët në familjet me mbi katër persona prioritet kanë produktet ushqimore bazë dhe ilaçet. Disa nga qytetarët u shprehën se për popullin më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    PERSONAT FANTOM | Ndryshimet e reja ligjore po lindin shpresa të reja

    Lajmi i rradhës

    Sa janë të mbrojtura të dhënat shëndetësore të qytetarëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë