Qytetarëve të RMV më lirë u kushton udhëtimi me aeroplan se sa me autobus

    Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni.

    Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona

    Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë
    Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë
    Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë
    Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë
    Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë

    Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se një qytetar i Maqedonisë së Veriut ka më shumë llogari të shkojë për vizitë diku në Evropë se sa në njërin prej qyteteve të këtushme.

    Prej ku udhëtoni ju?

    “Prej Koçanit… Bileta kthyese është 650 denarë vetëm për mua, falë Zotit secili ka nxjerrur biletë kthyese pasi është pak më lirë, nëse do të udhëtonim të tre, 2000 denarë, kjo shumë për një familje treanëtarëshe që të vijnë nga Koçani në Shkup dhe të kthehen prapa. Jeta është shumë e shtrenjtë dhe jocilësore”, tha një qytetar.

    “ Për Gjevgjeli… Bileta kthyese është më shumë se 900 denarë. Më shumë na paguhet të udhëtojmë me veturë, nëse janë më shumë se dy persona më mirë bie të udhëtojnë me veturë”, u shpreh një qytetare.

    “Mendoj se prej qytetit në qytet nuk është shtrenjtë, 200 denarë, pasi tek ne në Veles, për shembull për 5 kilometra, 300 denarë na merr taksi”, theksoi një qytetare tjetër.

    Transportuesit thonë se nuk mund të ulin çmimet pasi kjo nuk varet vetëm nga çmimi i derivateve, por edhe nga rritja e shpenzimeve të tjera.

    “Ne si transportues linjat e tona i mbajmë edhe për festa, edhe për fundjava edhe për të gjitha ditët jopune që nënkupton se ato shpenzime janë rritur. Si një shembull ne të dielën funksionojmë me 50 të punësuar, që nënkupton se në atë segment janë rritur shpenzimet. Pastaj pjesët rezervë që janë rritur mesatarisht për 40 përqind. Gomat, një shembull i thjeshtë, nëse një gomë kushtonte 250 euro, tani kushton nga 600 deri në 700 euro”, tha Masar Omeragiç, Rule Turs. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë e Tetovës nuk kanë interesim për të specializuar në fushën e psikiatrisë

    Lajmi i rradhës

    RMV, më 27 maj do të mbahet matura shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë