RMV, më 27 maj do të mbahet matura shtetërore

    Maturantët tashmë ka nisur përgatitjet intensive për provimet e maturës shtetërore. Më 27 maj do të mbahet provimi i gjuhës amtare ndërkohë më 10 qershor në lëndët matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, filozofi dhe estetikë, varësisht përcaktimit të nxënësve. Ndryshe nga provimet eksterne, ato interne do të zhvillohen pas 13 qershorit që sipas drejtuesve të shkollës profesionale “Cvetna Dimorv” këtë vit për herë të parë do të zhvillohen sipas sistemit modular.

    “Sistemi modular nënkupton se nxënësi do të zgjedh paket të lëndëve nga të cilët do të realizojnë provimin përkatës, konkretisht provimin intern. Për lëndën e Biologjisë maturantët kanë mar material të gatshëm, gjithashtu edhe pyetjet për të cilat do ta realizojnë provimin në Qershor”, tha Vullnet Rexhepi, mësimdhënës i Biologjisë.

    “Fatmirsisht, me ndihmën e profesorëve të cilët më kanë një përvojë rreth provimit të maturës shtetërore, në muajin prill kemi fillu me ushtrimin e pyetjeve, profesorët na kanë dhënë materiale të gatshme. Të them të drejtën, vështirë nuk e shohim në asnjë aspekt, në asnjë lëndë me vet faktin se profesorët punojnë, nxënësit punojnë dhe ne jemi të bindur se me përkushtim dhe me punë mund të arrihet çdo gjë”, u shpreh një nxënëse.

    Ngjashëm mendojnë edhe maturantët e shkollës ekonomike-juridike “Arseni Jovov”. Shpresojnë që pyetjet të jenë përshtatur sipas materialit mësimor të shkurtuar.

    “Kishim lajme nga ministria që materiali është shkurtuar mirëpo kjo pritet që të shihet në fund kur ne do të marim pjesë në teste. Detyrën projektuese e kemi punuar, ngelet vetëm per t’u mbrojtur ndërsa sa I përket testeve jemi duke u përgatitur me material”, theksoi një nxënëse tjetër.

    “Jam fokusu në drejtimin marketing sepse mendoj që në të ardhmen është më e mirë për mua. Kam hulumtuar nëpër rrjetet sociale, më ka pëlqy si drejtim edhe pse jo”, tha një nxënës.

    “Unë jam në drejtimin ekonomik juridik, veç se u afrua koha për ti prezentuar temat e maturës, projektet që I kemi përgatitur që na kanë ndihmuar edhe komisionet, tashmë i kemi gati. Kurse për materialin për temat e maturës që I kemi testet, kemi dëgjuar që janë shkurtuar materialet dhe për këtë shumë u gëzuam por do të shohim kur do të ulemi ta bëjmë testin se sa është materiali”, u shpreh një nxënëse.

    Matura shtetërore u dedikohet nxënësve të gjimnazit dhe të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar. Përveç asaj që paraqet pjesë përfundimtare të arsimit të mesëm ka për qëllim të shërbejë edhe për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim në arsimin e lartë. Matura shtetërore përfshin: pjesën obliguese, pjesën zgjedhore dhe detyrën projektuese.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarëve të RMV më lirë u kushton udhëtimi me aeroplan se sa me autobus

    Lajmi i rradhës

    Dy gra të moshuara shtrihen në të njëjtin shtrat në një spital të Kroacisë, drejtori thotë se nuk kishte shtretër të lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë