Qyteti i së ardhmes në mes të shkretëtirës amerikane, ku do të jetojnë pesë milionë njerëz

    Plani i ndërmarrësit Marc Lore është ndërtimi i qytetit të ri me emrin Telosa, duke e ndërtuar nga zeroja në shkretëtirën amerikane, e gjithçka do të realizohej sipas projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels.

    Ideja është që qyteti të ndërtohet në një lokacion të pabanuar prej 150.000 hektarëve në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

    Siç thuhet në kumtesën e kompanisë së tij, qëllimi është ndërtimi i qytetit të ri në Shtetet e Bashkuara që do të vinte standarde të reja globale sa i përket jetës urbane – duke zgjeruar potencialin njerëzor dhe të jetë si shembull për gjeneratat e ardhshme.

    Lore është një ndërmarrës i suksesshëm njëherit ish-drejtor ekzekutiv i tregtisë online në Walmart, që start-upin e tij Jet.com arriti t’ia shet gjigantit të supermarketeve me një vlerë prej 3.3 miliardë dollarë gjatë verës së vitit 2016.

    Telosa do të ndërtohet në pronën e një komuniteti, kurse Lore shpjegon se ekziston një sasi e mjaftueshme e hapësirës së mbuluar me dhe ku do të mund të fillonte ndërtimi i qytetit.

    Kjo zonë e mbuluar me dhe gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas ekspertëve të patundshmërive, do të mund t’i rritej vlera dhe të ketë deri në 5 milionë banorë.

    Lore thotë se fokus i tij është që Telosa të jetë qyteti më i qëndrueshëm në botë, dhe për këtë ka shumë rëndësi të ndërtohet si është më së miri dhe të jetë model për gjeneratat e ardhshme – ku do të përdoret teknologjia e fundit dhe të ketë inovacione pasi që gjithçka fillon nga zero.

    Ai konsideron që kjo do të jetë e mundur me materiale të qëndrueshme ndërtimore, vetura autonome, aeroplanë elektrik dhe me trafik nëntokësor.

    Megjithatë ka shpjeguar se si do të ndahej në zona qyteti – fillimisht është bërë e ditur se në qendër do të ketë më shumë ndërtesa të larta që njëherit do të shërbenin edhe si kulla vrojtimi.

    Në anën tjetër, arkitekti Ingels është themelues i BIG-ut, një prej studiove më të suksesshme arkitektonike. Së fundmi ka filluar fushatën për dizajnin e shtëpive që kanë për qëllim të fillojnë një lloj revolucioni në ndërtimtari.

    Lajmi Paraprak

    Libri si “ilaç”

    Lajmi i rradhës

    Mbi 91 mijë qytetarë janë regjistruar për 12 orë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë