Qyteti i Shkupit për gjashtë muaj, ka shënuar humbje nga transporti publik, dhe nga ujësjellësi dhe kanalizimi

    “NQP-Shkup në gjysmën e parë të vitit 2021 ka regjistuar të hyra në vlerë prej 158 903 692 denarë dhe shpenzime të përgjithshme prej 766 601 000 denarë. Në gjysmën e parë e parë të vitit 2021, NQP-Shkup ka regjistruar humbje prej 139 082 000 denarë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, duke sqaruar që pikë e rendit të ditës në seanën e sotme është edhe raportoi për punën e ndërmarrjeve publike për vitin 2021.

    Ndërmarrje tjetër që ka shënuar humbje është edhe Ndërrmarja Publike “Parqe dhe gjelbërime”, duke shënuar humbje 13 435 410 denarë. Qyteti i Shkupit të kjo ndërmarrje ndërkohë ka rritur për 27 milionë denarë të hyrat dhe për 42.7 milionë denarë shpenzimet në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2020.

    “NP-Ujësjellësi dhe Kanalizimi në gjysmën e parë të vitit 2021 regjistroi të hyra 758 115 989 denarë dhe shpenzime të përgjithshme 798 324 883 denarë. Në gjysmën e parë të vitit 2021, NP-Ujësjellësi dhe Kanalizimi regjistroi humbje prej 40 208 985 denarë”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit, ndërkohë NP-Higjiena Komunale ka regjistruar humbje 13 776 503 denarë.

    Ndërkohë janë regjistruar fitime në disa kompani, si NP “Lajka” në vlerë 1.179.825 denarë, NP “Rrugët dhe rrugicat” ka shënuar fitim 28 852 450 denarë, ndërsa NP-Parkingu i Qytetit fitim 11 155 473 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Libri i parë digjital në RMV do të jetë në shkencat natyrore për klasën e katërt

    Lajmi i rradhës

    Historia e fshatit unik në Bullgari ku shqipja ruhet prej 500 vitesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë