Radev: Bullgarët duhet të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë

    “E dini se unë hapur i kam parashtruar çështjet për ndjeshmërinë e shoqërisë bullgare për respektimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndjehen si bullgarë. Ky është kriteri bazë në pajtim me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim. Unë mes të tjerash me vëmendje e ndjek debatin në Maqedoninë e Veriut dhe parimisht atë që në qarqe të caktuara politike rritet bindja se duhet që bullgarët të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

    Ndryshe, presidenti Rumen Radev është takuar me kabinetin e Kovaçevskit dhe është zhvilluar një bisedë konstruktive. Ku në mes tjerash është thënë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë fqinjë të afërt dhe partnerë, të cilët investojnë përpjekje serioze për tejkalimin e çështjeve të cilat i rëndojnë marrëdhëniet e ndërsjella bilaterale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat afat Qeverisë: Të rritet paga minimale në 18 mijë denarë, në të kundërtën punëtorët do të hidhen në grevë

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Jam i bindur për rezultate optimiste nga vizita në Sofje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë