Radev: Bullgaria është mbështetësja më e fuqishme e zgjerimit të BE-së

    Bullgaria është mbështetësja më e fuqishme e zgjerimit të BE-së, , por nuk mund të lejojë shkelje të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdijesim bullgar. Këtë e deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev në takimin me kolegun e tij austriak, Aleksandar Van der Belen gjatë vizitës së sotme në qytetin austriak Salcburg.

    Në takimin mes Radevit dhe Van der Belenit, u cek se integrimi evropian I vendeve nga rajoni është në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Evropës.

    Presidenti Radev theksoi se Bullgaria në mënyrë parimore dhe konsekuente e mbështetë perspektivën evropiane të rajonit, e cila, megjithatë, thotë, nuk duhet të kufizohet në fazat formale në procesin e inkaudrimit dhe nuk mund t’I dëmtojë interesat e vendeve-anëtare të Unionit dhe vlerave të tij. Lidhur me arritjen e përparimit në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shefi I shtetit bullgar deklaroi se presin vullnet të qartë politik nga vendi fqinj për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy shteteve, nënshkruar në vitin 2017.

    Dy presidentët, I Bullgarisë dhe I Austrisë. I kushtuan vëmendje serioze temës për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, Radev theksoi se “edhe pse në Shkup pohojnë se I përmbushin kriteret për inkuadrim, megjithatë jemi dëshmitarë të shkeljes sistematike të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare dhe diskriminimin e tyre, ende ka fjalor urrejtës ndaj Bullgarisë në librat shkollorë dhe në hapësirën publike”.

    Sipas presidentit bullgar, përparimi dhe zgjidhja e këtyre çështjeve varet kryesisht nga politikat e RMV-së, me të cilën Bullgaria disa here ka shprehur gatishmëri të zhvillojë dialog të hapur dhe konstruktiv. Sipas Radevit, kjo është mënyra për t’u krijuar klimë e besimit dhe të arrihen rezultate konkrete dhe të pakthyeshme që do të çojnë tek fillimi I negociatave për anëtarësim në BE.

    Presidenti bullgar në Salcburg theksoi se në kuadër të kryesimit slloven me Këshillin e BE-së, vendi I tij është I gatshëm të punojë në arritjen e përparimit të temave të ndjeshme dhe të zgjidhjeve të pranueshme për të dy vendet.

    Rumen Radev me vlerësim edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Bullgarisë dhe Austrisë, duke cekur se ato janë në nivel të shkëlqyeshëm me dialog intensive politik, përfshirë edhe në kuadër të bashkëpunimit konstruktiv në tema nga agjenda evropiane dhe ndërkombëtare./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Sa litra karburant mund të blihen me pagën mesatare? Maqedonia e katërta në rajon (TABELA)

    Lajmi i rradhës

    Fokusi i jetës së egër “rizbulon” faunën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë