Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

    Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit,por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore.

    Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj.

    Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

    Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit shërimin.

    Ndërsa inflamacioni kronik ndodh kur sistemi imunitar mbingarkohet për një periudhë të zgjatë kohore, nga shumë substanca të padëshiruara.

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre substancave, e vë trupin tuaj në një gjendje të zgjatur të vetëmbrojtjes.

    Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore,që nga astma deri tek sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

    Gjithashtu inflamacioni kronik mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të çojë në mbipeshë.

    Lloje të caktuara ushqimesh mund të shkaktojnë inflamacion kronik,por eliminimi i tyre mund t’ju ​​ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë të mirë.

    Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.

    Vaj perimesh i rafinuar

    Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik,kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6.

    Yndyrnat omega-6,kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën.

    Karbohidratet e përpunuara

    Karbohidratet nuk janë të këqija, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion.

    Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra.

    Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin.

    Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet,gjë e cila rrit inflamacionin.

    Sheqeri i rafinuar

    Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të përpunuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës,  të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë.

    Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion.

    Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktatë të inflamacionit.

    Alkooli

    Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.
    Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Radev: RMV duhet ta ndryshojë kushtetutën e saj, bullgarët duhet të përmenden në kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    “Ballkani i Hapur” javën e ardhshme bënë bashkë Zaevin, Vuçiqin dhe Ramën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë