Radev: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon kah Sofja

    “Mund të them se përnjëherë u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropian. Në ditë kam së paku dy ftesa për të biseduar me kryeministra, një president dhe një komisionar”, kështu deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pasi vendosi lule para përmendores së vëllezërve Kirilli dhe Metodi në Sofje.

    Të mos harrojmë shtoi më tej Radev se bullgaria është anëtare e Unionit Evropian dhe kjo do të thotë shumë, ndërkohë që do të drejtohemi tek anëtaret tjera të BE-së për solidaritet.

    “Është e rëndësishme që Bullgaria si një anëtare e përgjegjshme të mos lejoj që brenda Unionit të futen probleme”, tha Radev, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

    Radev madje tha se rruga evropiane e republikës së Maqedonisë kalon përmes Sofjes dhe se ajo është rruga për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Ai madje tha se Bullgaria i zhvillon marrëdhëniet mes dy vendeve në frymën e besimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

    Lajmi Paraprak

    Nëse jeni në dietë, ky është vakti i duhur për ju ,muffins proteinash pa miell

    Lajmi i rradhës

    Virusi doli nga laboratori kinez | Pse ky dokument është ‘bombë’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë