Radmilla Shekerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme në NATO

    Ish-ministrja Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, u zgjodh sot në Bruksel zëvendëssekretare e përgjithshme të NATO-s. Ajo do të jetë zëvendësja e Mark Ruttes, i cili prej disa muajsh është në krye të Aleancës.

    Informacioni u konfirmua edhe nga NATO me njoftim të Sekretarit të Përgjithshëm Rutte në faqen zyrtare të Aleancës:

    “Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmilla Shekerinskës si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo beson vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Gjuha shqipe në RMV, Taravari: gjeneratori i krizës është kushtetuta

    Lajmi i rradhës

    Policia arreston një të dyshuar 14-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit në Tiranë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë