Rafineria ilegale, prokuroria me lëndë parahetimore

    Për skandalin e rafinerisë ilegale në Kostërnik janë angazhuar të hulumtojnë edhe organet e hetuesisë së shtetit.

    Prokuroria Publike Themelore e Kumanovës pritet të hapë procedurë para hetimore kurse Sektori për krim ekonomik në SPB Kumanovë pret një shenjë, për të detektuar, siç thonë keqpërdorimet ilegale. Zëvendës shefi i SPB-së Sevdail Xhaferi tha se janë në koordinim me organet e hetuesisë që të ndërmarrin masa.

    “SPB në Kumanovë është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet të gjithë inspektorateve në nivel shtetëror të RMV-së, për momentin askush nuk ka kërkuar asistencë policore. Mund të kyçemi dhe të punojmë e në bazë të informacioneve që i merr prej mediumeve ose qytetarëve”, deklaroi Sevdail Xhaferi, Zëvendës shef në SPB-Kumanovë.

    “Edhe pse objekti i SPB-Kumanovë është ngjitur me objektin e PTHP të Kumanovës prej tre ditësh akoma nuk është njoftuar me shkrim organi hetuesisë se në fshatin Kostërnik po zhvillohet aktivitet i dyshimtë ilegal. Ndërkaq prokuroria thanë se do të nisin procedurë para hetimore sipas zërave në opinion”.

    “Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë do të nis mbledhjen e të dhënave nga të gjitha Institucionet përkatëse për të hetuar se në çfarë rrethana është ndërtuar objekti, instalimi i pajisjeve dhe importimi i materieve nga jashtë. Përveç investitorit do të hetohen edhe organet kompetente që kanë heshtur në para hetim. Nëse konstatohet se ka shkelje do të hapim lëndë, për të cilën do të informoheni në kohë”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë.

    Investitorit i kanosen padi penale për ndotje të ajrit, të ambientit jetësor, për ndërtim të objektit pa leje, ndërkaq organet që nuk kanë parandaluar prej një viti ndërtimin e kësaj uzine pritet të jenë të përfshira në lëndën e prokurorisë për dhënie të përgjegjësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Kamarja”, tregim nga Dritëro Agolli

    Lajmi i rradhës

    Drejtoria e Doganave: “Base Oli”, ka importuar vaj të papërpunuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë