Rama: Kasamin nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës për punët e NATO-s

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencë së sotme tha se nuk i ka kërkuar takim kryetarit të Lëvizjes Besa, Billal Kasami.

    Në pyetje e gazetarëve se pse kryetari i Lëvizjes Besa ka refuzuar të takohet me ju, kryeministri i Shqipërisë tha se “unë nuk i kam kërkuar takim”. Rama shtoi se ai ndoshta është gëzuar duke menduar se mund t’i kërkojë takim dhe se kjo është një refuzim preventiv.

    Rama tha se kryetari i komunës së Tetovës është djalë i mirë dhe se nuk do ta hiqte kurrë nga puna e komunës për punët e NATO-s.

    “Çka? Refuzon të takohet me mua? Unë nuk i kam kërkuar takim. Gëzuar paraprakisht, duke menduar se unë mund t’i kërkoj takim, domethënë një refuzim preventiv, quhet ky. Bilalli është kryetari i komunës së Tetovës, djal i mirë. Nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës sot për punët e NATO-s”, deklaroi Rama.

    Lajmi Paraprak

    Rashkovski dënohet me tetë vite burg për “shpërlarje parash”

    Lajmi i rradhës

    “Kontrabanda me armë”, Musliu: Pse ndalon një “autoambulancë” në mes të rrugës, ku janë të mbledhur disa huliganë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë