Rama në Shkup: BE ka nevojë për ne (Video)

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski në Shkup. Ishte një takim të dobishëm, në kushtet kur Shqipëria do të mirëpresë samitin e Procesit të Berlinit në Ballkan, tha Rama në konferencën për shtyp.

    “Është një kohë kur është bërë e qartë për ne, dhe kemi dakordësi të plotë që buron nga realiteti i përditshëm i punës sonë dhe i qytetarëve tanë se hendeku midis vendeve të BE dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare të BE, është i pakrahasueshëm.

    Të çojmë para këtë qëllim të përbashkët, duke furnizuar partnerët tanë me shifra konkrete nga ky realitet, që sa më shumë ti hysh, aq më befasues bëhet”.

    Vendet e rajonit meritojnë të shihen jo vetëm si shtete që kanë nevojë nga BE, por dhe si shtete që kontribuojnë në rajon, u shpreh kryeministri, që njoftoi se së shpejti do të ketë një takim informal në Tirana, para se të mbahet samiti i Procesit të Berlinit.

    “Shqipëria me Maqedoninë e Veriut kanë një bilanc shumë kuptimplotë në rajon, sa i përket linjës që ndjekim që përputhet me BE. Kjo është një vlerë që mishërojmë ne e jo të gjithë e mishërojnë 100 për qind. Lajmi i mirë është se Komisioni, sikurse ka thënë von der Layen, po punon në këtë drejtim.

    Shumë shpejt do të kemi një takim informal në Tiranë, ku unë do t’i ftoj të gjithë, do të jenë prezentë dhe përfaqëues të BE. E meritojmë si vende në mes të Europës që të mos shihemi si ata që bëjnë detyrat, por edhe si ata që kontribuojnë. BE ka nevojë për ne, ashtu si ne për ata”.

    Në 16 tetor, në kryeqytetin shqiptar mbahet për herë të parë samiti i radhës i Procesit të Berlinit. Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet dhe në kuadër të këtyre përgatitjeve, Rama ka nisur një tur në vendet e rajonit. Këtë paradite, ai ndodhet në Shkup, për të vazhduar gjatë pasdites takimet në Prishtinë. Ndërsa të premten do të vazhdojë takimet në Beograd, Sarajevë e Podgoricë.

    Fokusi tani mbetet Procesi i Berlinit, pasi kryeministri Rama hoqi dorë nga “Ballkani i Hapur”, nismë për të cilin ishte iniciator së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Rama në Shkup: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen, shpresoj që Albini s’e ka harruar Kanunin (Video)

    Lajmi i rradhës

    Poezia e vlerave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë