Rama në Shkup: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen, shpresoj që Albini s’e ka harruar Kanunin (Video)

    Kryeministri Edi Rama tha se ka ende shpresë që homologu i tij, Albin Kurti do të pranojë të takohet gjatë vizitës në Prishtinë këtë pasdite.

    Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se sipas Kanunit, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi.

    Rama: Në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën.

    Rama: Çfarë të keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit? Shihni shifrat e tregtisë. Nuk e kuptoj se si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar të rrimë në të shkuarën, të grindemi se kush është patrioti më i vërtetë, patrioti më i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe që nuk i do të keqen. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania në buxhetin e 2024 më shumë para për armë e më pak për fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Rama në Shkup: BE ka nevojë për ne (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë