Ramiz Merko ofendon gazetarët, thotë se platformat janë me leje dhe prishen me vetëdëshirë! (Video)

    65 ndërtime pa leje janë ndërtuar rreth Liqenit të Strugës, kështu pat deklaruar sekretari I Komunës së Strugës Risto Taleski një muaj më parë.

    Por këtë e mohon kategorikisht kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko i cili kur u pyet nga gazetarët ai i cilësoi gazetarët si analfabetë.

    Ramiz Mekro: Ti po spekulon?

    Gazetarja:  Jam e shkolluar?

    Ramiz Merko: Nuk je!

    Gazetarja: Ju jeni më i shkolluar mund të na tregoni?

    Ramiz Merko: Të gjithë ato ndërtime të egra janë para 2012.

    Këto komente Merko i bëri gjatë inspektimit të prishjes së platformave të cilat janë të ndërtuara në liqenin e Strugës, ai pohon se janë vetëm 6 edhe atë të gjitha me leje dhe nuk rrezikojnë statusin e UNESKOS-s por që këto platforma prishen me vetëdëshirë.

     “Këtu nuk ka ndërtime pa leje këtë që e bëjmë e bëjmë me vetë dëshirë dhe të solidarizuar dhe kërkojmë feed back plan si të zhvillohemi”, tha Ramiz Merko – kryetar i Komunës së Strugës.

    Por Ministri i Ambientit jetësor e tha të kundërtën e Merkos. Ai gjatë një preskoference tha se janë platfroma të ndërtuara pa leje dhe të njëjtat po prishen.

    “Për momentin po ndodh prishja e platformave pa leje në Strugë, ju jap kurajo komunave të Strugës dhe Ohrid të punojnë në këtë drejtim dhe ti plotësojnë rekomandimet e UNESKOS-s”, potencoi Naser Nuredini – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

    Ndërkaq pronari i lokalit Versus i cili kishte filluar me prishjen e platformës para lokalit tha se është duke zbatuar urdhërin që i ishte dhënë të premten.

     “Po zbatojmë urdhrin, pas vendimit që e morëm të premten, nuk pritëm vetë filluam me prishjen e platformës. Kjo mund të ishte edhe pas sezone, megjithatë ashtu vendosi edhe ne ashtu vepruam”, shtoi Galip Osmanoski.

    Në Strugë do të prishen vetëm 6 platforma me vetëdëshirë, edhe pse me leje dhe nuk rrezikojnë rekomandimet e UNESKOS-s, Merko tha se nuk do t’i dëmshpërblejë pronarët për prishjen sepse ata nuk duan. Prishja e ndërtimeve pa leje në bazë të rekomandimeve të UNESKOS-s po bëhet edhe në Ohër, ku ka filluar pastrimi I platformave dhe ndërtimeve pa leje rreth liqenit të Ohrit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    RMV, rishikimi i buxhetit dyfish më i lartë për Qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Moti këto ditë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë