Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

    Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.

    Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.

    Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.

    Renditja sipas cilësisë së ujit. Kryeson Qipro e ndjekur nga Austria, Greqia, Malta dhe Kroacia.

    119 plazhe dhe zona të tjera ujore janë monitoruar në vendin tonë, prej të cilave janë marrë 1071 mostra të cilat janë analizuar më pas për dy parametra mikrobiologjikë (Escherichia coli dhe Enterokokët).

    Zonat e ndotura janë 5, në liqenin e Pogradecit, në pjesën e qytetit, 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, 2 zona në Durrës, në Plazh dhe Në fund të shëtitores Vollga si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës në qytet, raporton Newsbomb.al.

    Ajo që bie në sy nga ky monitorim është cilësia e lartë e ujërave në Velipojë e Shëngjin si dhe ujërat e kristaltë të Sarandës./EuroNews/

    Lajmi Paraprak

    Si të frenoni dëshirën për ushqime të shpejta e të pa shëndetshme

    Lajmi i rradhës

    Kufizimet për hyrje në Mal të Zi s’vlejnë për banorët e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë