Raporti i ekspertëve: Gjashtë vjeçarja që vdiq në spitalin e Manastirit ka qenë e infektuar me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se Komisioni i mbikëqyrjes së ekspertëve për rastin e trajtimit të pacientes 6-vjeçare J.H. në Spitalin klinik të Manastirit, ka konfirmuar se sipas anamnezës, ekzaminimit klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapat e duhur sa i përket analizave, trajtimit dhe vëzhgimit të pacientit.

    Nga MSH thonë se Komisioni ka konstatuar se ka të dhëna se pacientja është infektuar me Covid gjashtë muaj më parë.

    “Pas analizave laboratorike, gjetjet treguan për një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë kinazës dhe kreatinë kinazës MB, në kuadër të një infeksioni viral që ka prekur edhe muskulin e zemrës me një vlerë të ngritur të enzimës kardiake-troponin”.

    “Pas përkeqësimit të situatës, konkluzioni i Komisionit është se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm, sipas mjekësisë së bazuar në fakte dhe pasqyrës klinike të pacientit. Raporti i plotë i Komisionit të Mbikëqyrjes së Ekspertëve do t’i përcillet Prokurorisë Publike”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ndryshe, prindërit e 6-vjeçares e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit pasi kishte marrë një infuzion, ngritën dyshime për gabime mjekësore gjatë trajtimit të vajzës së tyre.

    Pas vdekjes së 6-vjeçares në Manastir pati edhe protesta.

    Lajmi Paraprak

    Pse i kujtojmë më shpesh përvojat e këqija?

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Dëshirojmë që Bullgaria të ketë një qeveri, e cila do të jetë 100 për qind e orientuar drejt parimeve të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë