Kovaçevski: Dëshirojmë që Bullgaria të ketë një qeveri, e cila do të jetë 100 për qind e orientuar drejt parimeve të BE-së

      Si shtet fqinj dëshirojmë Bullgaria të zgjedhë qeveri politike, e cila 100 për qind do të jetë e orientuar drejt respektimit të parimeve të BE-së, drejt parimeve të zgjerimit të Unionit, respektimit të të gjithë fqinjëve të vet dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me shtetin tonë edhe me fqinjët e tjerë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Lubjanë me kolegun e tij slloven, Robert Golob, njofton AIM, përcjell Nistori.

      “Ne si shtet fqinj dëshirojmë që Bullgaria të zgjedhë qeveri politike, e cila do të jetë e orientuar drejt respektimit qind për qind të parimeve të Bashkimit Evropian, të parimeve të zgjerimit të Unionit, të respektimit të gjithë fqinjëve të saj dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

      Në zgjedhjet e pesta parlamentare në Bullgari brenda dy viteve, GERB i Bojko Borisovit fitoi më shumë vota ndërsa për një për qind më pak vota kishte “Vazhdojmë me ndryshimin” e Kiril Petkovit. Katër parti të tjera siguruan hyrjen në Kuvend, por sytë e opinionit janë përqendruar në mundësinë që Petkovi dhe Borisovi të arrijnë marrëveshje për një qeveri të rregullt politike pro-evropiane.

        Lajmi Paraprak

        Raporti i ekspertëve: Gjashtë vjeçarja që vdiq në spitalin e Manastirit ka qenë e infektuar me Covid-19

        Lajmi i rradhës

        Trump dorëzohet në gjykatë… / Niset drejt Nju Jorkut, ‘është bërë gati për betejë’

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë