Rastet e montuara politike në RMV dhe marrëveshja Zaev – Gashi, ekspertët: Vështirë e realizueshme

    Që të ketë hetimi ndërkombëtar për rastet e montuara politike në vend, paraprakisht duhet të plotësohen një sërë kushtesh, vlerëson ish-gjykatësja për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikolloska.

    Pas marrëveshjes mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Afrim Gashit, që të kërkohet hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike, Caca Nikolloska thotë se mund të ketë monitorim dhe hetim ndërkombëtar vetëm për tu konstatuar nëse gjatë procedurave gjyqësore të rasteve të montuara, janë zbatuar të drejtat ndërkombëtare për qasje korrekte në procedura, për sundimin e së drejtës, demokracisë e kështu me radhë.

    Por që të rihapen rastet apo të ketë gjykim të ri këtu në vend, duhet të shqyrtohet mundësia për ndryshimin e legjislacionit.

    “Mendoj se pa ndonjë hetim më thelbësor të situatave dhe pa hetim të mundësive që a mundet në legjislacionin vendor të ndryshohet instituti “Përmirësim i procedurave” nuk mund të flasim për hapjen e serishme të atyre procedurave. Nëse lëndët kanë qenë para gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut e nëse gjykata Evropiane ka konstatuar ndonjë shkelje në at rast ka mundësi të arrihet deri në përsëritjen e ndonjërës”, tha : Margarita Caca Nikolloska, ish-gjykatëse ndërkombëtare.

    Sipas ekspertet Caca Nikollovska Instituti “Përsëritje e procedurës” ekziston në drejtësinë e Maqedonisë, e ajo mund të zbatohet, megjithatë që të vijë deri në përsëritje të atyre rasteve varen shumë rrethana.

    “Ka fillimisht afate kohore, kur ajo mund të kërkohet. Në anën tjetër lidhur me dëshmitë nëse kanë qenë të qasshme ose të pa qasshme dhe nëse këto kushte plotësohen, pavarësisht nëse ekspertët do të gjejnë ndonjë shkelje ose jo, ekziston mundësia të përsëriten procedurat. Por unë nuk mund tu tregoj me siguri për shkak se nuk i di afatet por edhe cilat dëshmi janë parashtruar, e cilat nuk janë parashtruar, a kanë qenë ato dëshmi të qasshme ose të pa qasshme. Janë një plejadë e kushteve që duhet të plotësohen që të arrihet deri në përsëritjen e rasteve”, u shpreh Nikolloska.

    Partia Alternativa vendimin për pjesëmarrjen në qeveri e kishte kushtëzuar edhe më hetimin apo zbardhjen e disa proceseve gjyqësor që besohen të jenë të montuara.

    Bëhet fjalë për rastom “Monstra” që ende nuk kanë përfunduar procedurat në Gjykatën Supreme, për rastin e Kumanovës, gjykata Supreme disa ditë më parë ka sjellë vendim por epilogu ende nuk është i ditur, ndërsa për rastin e Almirit, kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore dhe kohë më parë lënda është dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mianmarin dënohet për korrupsion, shkelje të ligjit për sekrete shtetërore, BE e quan vendim të motivuar politikisht

    Lajmi i rradhës

    Stomatologët në RMV kërkojnë rritjen e çmimit të shërbimeve që ofrojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë