Stomatologët në RMV kërkojnë rritjen e çmimit të shërbimeve që ofrojnë

    Stomatologët Specialist kërkojnë çmime më të larta për shërbimet që ofrojnë pasi çmimet që tani janë në fuqi nuk ka ndryshuar që nga viti 2007 ndërkohë që, sipas tyre, standardi jetësor pëson çdo ditë ndryshme me rritjen e çmimeve.

    Sipas tyre është e turpshme që në disa qytete nuk ka as stomatolog specialist.

    “Si Odë përpiluam Rregullore për ndryshim të çmimeve në ordinancat stomatologjike, e cila u miratua nga Fondi Për sigurim Shëndetësore, por sot e kësaj dite nuk është nënshkruar nga ministri. Së pari duhet ta nënshkruajë ministri dhe më pas rregullorja të rikthehet në Fondin për Sigurim Shëndetësorë. Kemi qytete ku nuk kemi stomatolog specialist dhe kjo për një shtet është e turpshme”, tha Oliver Manasiev- Oda e Stomatologëve.

    Ata akuzuan se tashmë 15 vite institucionet relevante po tregohen indiferent ndaj tyre.

    “Ne kërkojmë që puna jonë intelektual dhe eksperienca shumë vjeçare të paguhen siç e meritojnë. Për 15 vjet si Stomatologet Specialist përpiqemi që me mbështetje të Odës së Stomatologëve të bisedojmë më Fondin Shëndetësore, megjithatë pa sukses edhe pse e dinë se marrëveshjet tona janë që në vitin 2007. Si specialist ne nuk kemi të drjetë për pushim mjekësorë, sepse nuk ka kush na zëvëndëson”, u shpreh Verica Cvetkovska- Kryetare e Shoqatës së Stomatologëve Specialist.

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar në takim përfaqësuesit e protestuesve, ndërsa nuk shpalosën nëse kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndonjë nga pakënaqësitë e Stomatologëve Specialit. Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se do të kenë edhe një tjetër takim. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Rastet e montuara politike në RMV dhe marrëveshja Zaev – Gashi, ekspertët: Vështirë e realizueshme

    Lajmi i rradhës

    Ende s’ka epilog zyrtar nga prokuroria bullgare për aksidentin tragjik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë