Rasti “Alfa”, Ismaili kërkon të kuptojë pse zvarritet procesi gjyqësor

    Agim Islami i dënuar në rastin “Alfa” kërkon t’i kuptojë arsyet pse gjykata e Apelit zvarrit procesin gjyqësor, veprim ky i shkallës së dytë i cili pamundëson rigjykimin e rastit “Alfa”.

    Seanca e fundit e caktuar për 24 shkurt u anulua për arsye të panjohura për Islamin. Ai kërkon të dijë pse Apeli nuk vendos mbi ankesën e Almir Derplaninit, që më pas të hapet rruga për vlerësimin e ekspertizës si provë të mundshme e cila do të çonte rastin në rigjykim.

    “Arsyet nuk i dimë, por ne jemi për gati një vit në pritje dhe nuk kemi asnjë përgjigje. Nuk e dimë pse. Çfarë është puna askush nuk tregon. I kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjitha dëshmitë janë dorëzuar në gjyq ndërsa ata akoma nuk sjellin asnjë vendim për ankesën tonë me dëshmi të re”, deklaroi Agim Islami, I dënuar për rastin “Alfa”.

    Islami shton se çdo ditë e kaluar në burg po ndikon edhe më tepër negativisht ndaj tij, e posaçërisht pas vdekjes së Rexhail Qerimit i cili gjithashtu ishte i dënuar me burg të përjetshëm për këtë rast.

    “Nuk mund askush ta paramendon sa është e vështirë kur me një njeri ke qëndruar 14 vite, ke nda bukën dhe çdo mërzi e keni nda bashkë. Nuk e përshkruan dot askush sa është e vështirë. Edhe pse e njoha në burg, më dukej sikur e kam njohur gjithë jetën”, u shpreh Agim Islami, I dënuar për rastin “Alfa”.

    Avokati i Almir Derplaninit, Asmir Alispahiq thotë se seanca e 24 shkurtit u anulua për shkak të agjendës së ngarkuar, ndërsa klienti i tij nuk ka pranuar të gjykohet pa prezencën e përfaqësuesit ligjorë. Seanca e radhës është caktuar për 14 prill. Pasi Apeli të vendos ndaj ankesës për lartësinë e dënimit të dorëzuar nga Derplanini, plotësohen kushtet që Gjykata Penale të vlerëson ekspertizën e përgatitur në Serbi nëse pranohet ose jo si provë e re e cila do të çonte rastin në rigjykim. Ekspertiza do të dërgohet për mendim edhe në Prokurorinë Republikane. Në të është konstatuar se Agim Islami, i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Almir Derplanini nuk janë personat të cilët shfaqen ne video incizim gjatë vrasjes së policit shqiptar në vitin 2008 në Shkup. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Forca nuk vendos, luftërat e padrejta janë të destinuara për t’u humbur

    Lajmi i rradhës

    Nesër “shkrihen” çmimet në markete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë