Rasti “Talir 2”, pas fjalëve përmbyllëse do të pasojë shqiptimi i vendimit

    Rasti “Talir 2” për ndërtimin e selisë partiake të VMRO DPMNE-së është drejt përfundimit. Për keqpërdorim të funksionit në këtë rast akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kirill Bozhinovski. Sot në gjykatë fjalët përmbyllëse i jep mbrojtja. Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, mbrohet nga një avokat i paguar nga shteti i cili ka kërkuar Gruevski të lirohet.

    “Kërkoj që i akuzuari i parë të shpallet i pafajshëm, pasi në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilin ngarkohet”, deklaroi Goran Krkinski, avokat i Gruevskit

    Gjykimi vazhdon gjatë orëve të pasdites. Më herët, Prokuroria kërkoi dënime me burg për Gruevskin dhe Bozhinovskin, pasi sipas Prokurorisë, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme për ndërtimin e të ashtuquajturit “Pallati i Bardhë” i VMRO-së. Prokuroria kërkon që shteti ta konfiskojë objektin në fjalë. Pas fjalëve përmbyllëse do të pasojë shqiptimi i vendimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “KF Kumanova 2010”, kampion absolut në Kumanovë dhe Shkup

    Lajmi i rradhës

    Restoranti i Nusret Gokçe është cilësuar si ‘një nga restorantet më të këqija të Londrës’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë