RASTI “ZHAN MITREV” | Nesër publikohen të gjeturat e inspektoratit

    Prokuroria është duke mbledhur dëshmi materiale për të vërtetuar dyshimet që dolën nga gazetarët hulumtues të IRL-së për skandalin në Klinikën “Zhan Mitrev”.

    Nga organi hetues nuk zbulojnë shumë detaje, por thonë se në dy vitet e fundit do të gjurmohen të gjitha lidhshmëritë në fjalë.

    Përveç Prokurorisë, “Gjaku i pistë” i Klinikës “Zhan Mitrev” është vënë edhe në llupën e Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësorë dhe përfaqësueseve të Agjencisë së Barnave MALMED. Të dy organet sot u përmbajtën nga komentet duke thënë se të gjitha raportet i dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Rasti është në fazën e procedurës para hetimore. Sipas Ligjit për procedurë penale, veprimet e prokurorit publik në kuadër të hetimeve paraprake janë sekrete dhe për ato arsye në këtë fazë të procedurës nuk mund të ndahen më shumë detaje me publikun për të mos e dëmtuar hetimin”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Inspektorati që nuk bëri asnjë inspektim për dy vjet të pandemisë ndaj Klinikës Zhan Mitrev, i njëjti u ngarkua të bëj tani një inspektim ndaj tyre. Nga Ministria e Shëndetësisë shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me gjitha organet relevante për të zbardhur të vërtetën.

    Ministri Bekim Sali tha se kanë marrë edhe konstatimet e Agjencisë së barnave MALMED, se Klinika Zhan Mitrev ka kryer eksperiment të jashtëligjshëm të trajtimit të pacientëve me filtrim të gjakut në kundërvlerë të 3-5 mijë euro, terapi e cila nuk rekomandohet nga OBSh për trajtim të pacientëve me virusin korona.

    “Nga raporti presim disa elemente si rezultat final, vërtetimi i qartë i parregullsive, duke e thënë me përgjegjësi se të gjitha që janë në kompetencën time si ministër do ti zbatoj në afat sa më të shkurtër. Raporti do të ketë për qëllim të konstatoj gjendjen faktike dhe unë personalisht do ta dorëzoj tek organet kompetente për procedim të mëtutjeshëm. Ministria e Shëndetësisë e kishte patjetër të siguroj të gjitha informacionet për të qartësuar fotografinë në mënyrë që publikut ti japim informacione relevante. Edhe më e rëndësishmja, familjet e pacientëve e meritojnë të dinë për transparencën e gjithë procesit”, tha dje ministri Sali.

    I gjithë ky skandal doli nga dokumentari i Laboratorit të gazetarisë hulumtuese IRL, të cilët 24 familje dëshmojnë se janë detyruar të paguajnë shuma të majme 12-25 mijë euro për trajtim të pacientëve nga infketimi i virusit korona, që më pas të ju vdesin nga infeksionet inter-klinike bakteriale, siç dyshohet të shkaktuara nga metoda e filtrimit të gjakut, gjë e cila u bë studim eksperimental pa dijeni të familjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët me mendime të ndara lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE

    Lajmi i rradhës

    Nuk miratohen ligjet për heqjen e TVSh-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë