Reagon Arif Ziberi i “Elita 5” ndaj Besiana Mehmedit: Jam ankuar edhe unë, por kam hasur në dyer të mbyllura

    Në përkrahje të studentëve të Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikorë në Universitetin e Tetovës, doli edhe këngëtari nga Tetova, Arif Ziberi. Ai gjithashtu shprehi revoltën e tij për profesoreshën në fjalë, ku dhe vetë para ca kohësh kishte ngritur zërin për problemet që kishte pasur me profesoreshën Besiana Mehmedi, por siç ndodhë çdoherë në vendin tonë ankesat shkojnë në vesh të shurdhër, përcjell Nistori.

    “Kam dalur në përkrahje të këtyre studentëve të mrekullueshëm të cilët me arsye kanë ngritur një shqetësim, ky shqetësim ekziston që moti dhe kam ardhur që ti përkrah pasiqë çdo prind e sjell fëmiun me sakrificat e veta për të mësuar, për të studjuar, por profesoresha në fjalë me vite e ka në gjak malltretimin dhe ofendimin unë jam në rrjedha dhe edi pasiqë e kam pas edhe fëmiun këtu edhe fëmiun tjetër e kam këtu në këtë fakulltet dhe jam në rrjedha të të gjitha ndodhive që ndodhën që profesoresha bën ndaj studentëve. Unë gjithashtu kam pasur probleme me këtë profesoreshë për fëmiun tim, kam ngritur zërin kam shkuar edhe në Fakultet të ngre këtë shqetësim dhe kam hasur në dyer të mbyllura dhe e kam pyetur veten, vallë është kaq e fortë mbi çdo ligj mbi çdo etikë, poashtu kam pyetur edhe disa zyrtarë dhe politikan se kush i qëndron prapa që kjo sillet në këtë mënyrë. Unë thjeshtë kam dalur ti përkrah pasiqë edi se të gjitha që thuan këto studentë janë plotësisht të vërteta dhe njëherë e përgjithmonë gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë dhe jo të ngelen në harresë”, deklaroi Arif Ziberi.

    Para mediave gjithashtu ka reaguar edhe ish-studenti Adis Ismaili i cili edhe vetë ka qenë pjesë e malltretimeve të profesoreshës Besiana Mehmedi.

    “Kam qenë studentë i këtij Fakulteti, kam qenë studentë që kam pritur nga katër orë për tu mbajtur provimi pastaj është shtyer për nga dy javë, vetë kam qenë i torturuar në mënyrë psiqike dhe mendoj se këto student kanë nevojë tash për përkrahje që pastaj të mos qajmë kur të ikim në Perendim ose kur do ngelemi pa student. Askush nuk ka interes që të vij këtu duke u friguar nga ndonjë individ, prandaj studentët tash kanë nevoj për përkrahje” deklaroi ish-studenti Adis Ismaili. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Studentët do ta padisin në gjyq profesoreshën Besiana Mehmedi

    Lajmi i rradhës

    Boki-13 dënohet me nëntë vite burg, Remenski shpallet e pafajshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë