Studentët do ta padisin në gjyq profesoreshën Besiana Mehmedi

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikorë në Universitetin e Tetovës, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale. Ato sot nepërmjet një pres konference për media shprehën revoltën ndaj profesoreshës duke thënë se ankesat e tyre që i kanë parashtruar çdoherë kan hasur në derë të mbyllura, përcjell Nistori.

    “Deklaratat e djeshme të profesoreshës janë skandaloze dhe të pa vërteta, janë disa gjenerata me rradhë që kanë përjetuar të njejtat kërcënime dhe ofendime nga profesoresha, por ne vendosëm të mos heshtim më andaj kërkojmë nga UT të merr masa adekuate ndaj profesoreshës përshkak të sjelljes jo etike ka me kërcënime cdo ditore ndaj studentëve. Dhuna psiqike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese çdo ligjëratë, kërcënimi se „do na kap për fyti“ si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjetet-sociale nga ana e profesoreshës Besiana Memedi, janë vetëm disa nga arsyet se pse grupi i studentëve të artit muzikor në Universitetin e Tetovës tash tre javë bojkoton ligjërtat në këtë lëndë.”

    Studentët pohojnë se profesoresha në fjalë me vite të tëra përdor gjuhë të urrejtjes dhe ofendime ndaj studentëve ku dhe njërës nga studenteve e ka kapluar gjendja e panikut brenda orës mësimore ku profesoresha ka ofenduar studentin tjetër, për këtë studentët kanë edhe raport mjekësor. 21 ditë më herët kanë dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda Universitetit të Tetovës dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

    “Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Memedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në „Fejsbuk“ i njërit prej studentëve në një postim, u bë „shkak“ që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se „do e kap për fyti“ dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të „kemi kujdes si sillemi në Fejsbuk“.”

    Përveç shkeljes së çdo kodi etik dhe moral, profesoresha Besiana Memedi me veprimet e fundit ka thyer nenin 320 të statutit të Universitetit të Tetovës i cili i‘u garanton studentëve  shprehjen e lirë të mendimit, qëndrimeve dhe aktiviteteve tjera dhe mbrojtjen e personalitetit të studentit.

    “Mos-reagimi i kompetentëve brenda Universitetit të Tetovës na ka dhënë mesazhin e qartë se, mbrojtja e personalitetit të studentëve nga abuzimet dhe mbrojtja e dinjitetit të tij për ata është në rend të dytë, ndërkaq në të parin, është mbrojtja e profesorëve recidivist kundër të cilëve nuk ka vetëm 1 ankesë, por disa – ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Universiteti i Tetovës, vetëm që të respektojnë statutin të cilin e kanë hartuar vetë, deri atëherë, ne, studentët e artit muzikor nuk ndjehemi të sigurt për jetët tona, marrë parasysh kërcënimet e një-pas-njëshme me të cilat përballemi.”

    Universitetet publike në Maqedoninë e Veriut financohen nga paratë e takspaguesve të këtij shteti dhe asnjë „fuqi“ e jashtme nuk guxon të ndikojë në funksionimin e drejtë të tij.

    “Andaj, kërkojmë publikisht nga Universiteti i Tetovës që URGJENTISHT të ndërmarr masa në lidhje me rastin të cilin e kemi denoncuar dhe i njëjti të mos flejë me javë të tëra në sirtaret e universitetit por të merr epilog. Profesoresha Besiana Memedi gjatë gjithë vitit akadamik nuk ka respektuar oraret e ligjëratave e hiç më pak atë të mbajtjes së provimeve, kështu duke vështirësuar jetët e studentëve çdo ditë. Përkundër pesë ankesave tona, në të cilat detajisht kemi spjeguar të gjitha ofendimet, përbuzjet dhe bullizmin sistematik që është ushtruar ndaj nesh si dhe shkeljet e tjera, nga Komisioni Diciplinor na ofruan dy zgjidhje qesharake, edhe atë:
    Te vazhdojmë ligjeratat me profesoreshën (sikur nuk ka ndodhur asgje)
    Te presim vendimin e komisionit për të cilin, komisioni tha se procedura e shqyrtimit zgjat tre vjet.
    Jo, ne nuk do të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe Jo tre vite, por as edhe një ditë më shumë nuk do të presim sepse shkeljet e profesoreshës Besiana Memedi janë evidente dhe nuk duan shumë mend e as vite për t’i shqyrtuar ata. Ne e shohim Universitetin e Tetovës si shtëpinë tonë të dytë, si tempull të dijes për të cilin është sakrifikuar shumë. Andaj, nuk do lejojmë që një person të jetë arsyeja për prishjen e imazhit të një universiteti të ndërtuar me gjak dhe shumë sakrificë”.

    Studentët do të vazhdojnë ti bojkotojmë ligjëratat e profesoreshës Besiana Memedi kurse kërcënimet, shantazhet dhe telefonatat e njerëzve të ndryshëm nuk do ti frikësojnë.

    Nistori: Nëse kjo vepër është vepër penale, Universiteti nuk merr masa, ju a do ta paraqitni rastin në gjyq?

    “Po ka shumë mundësi, unë personalisht bashkë me grupin do ta paraqesim rastin në gjyq, por jemi duke pritur se profesoresha më ka dërguar në shtëpi paralajmërim për padi kinse unë e kam ofenduar dhe nëqoftëse nuk tërhiqem nga ofendimet që ia kam bërë asaj ajo do më dërgoj në gjyq dhe për këtë arsye po pres akoma nëqoftëse ajo hap padi ndaj meje, nëqoftëse jo do ta bëjmë ne”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zemërohet Donald Trump: Rrjeti social i së vërtetës është një dështim i plotë

    Lajmi i rradhës

    Reagon Arif Ziberi i “Elita 5” ndaj Besiana Mehmedit: Jam ankuar edhe unë, por kam hasur në dyer të mbyllura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë