Reduktimi i buxhetit me mbi 350 milionë denarë

    Reduktimi i paralajmëruar i buxhetit për realizimin e projekteve me interes nacional po mban pezull institucionet nacionale e sektorin e pavarur. Bëhet fjalë për 352 milionë denarë, shumë kjo që përbën rreth 35 për qind të buxhetit të përgjithshëm të këtij vit (1.48 miliardë denarë), të parashikuara për realizmin e projekteve. Nga Ministria e Kulturës ende nuk kanë saktësuar se kush do të preket nga ky shkurtim fondesh – qendrat e kulturës, projektet e institucioneve të tjera nacionale, apo edhe projektet nga sektori i pavarur, sidomos ato që nuk janë realizuar deri në mes të këtij viti. Në deklaratat publike, Ministria e Kulturës ka qenë e kujdesshme për të mos specifikuar se çfarë do të prekë rebalanci, por kanë siguruar se investimet kapitale, projektet për rikonstruktimin dhe ndërtimit të institucioneve të kulturës nuk do të preken, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen.

    Pas reagimeve që kanë filluar këto kohë, nga Ministria e Kulturës deklarojnë se po bëjnë përpjekje që sektori i pavarur të mos ketë shkurtime të fondeve. Asosacioni Jadro, ku bëjnë pjesë 60 organizata, shtëpi botuese, e kineastë përmes deklaratave në rrjete sociale po insistojnë që MK të japë garanci se sektori i pavarur nuk do ta pësojë dhe i kanë sugjeruar që MK të gjejë një formë tjetër, duke reduktuar buxhetin e investimeve kapitale, apo mjeteve të tjera programore. “Ministrja na ka thënë se janë në pozita që të gjejnë një zgjidhje më të zgjuar për të financuar projektet më prioritare dhe do të tentojnë që si ministri të ulen në bisedime me sindikatën e kulturës dhe përfaqësues të sektorit publik për të parë mundësinë e reduktimeve solidare shtesë për disa nga investimet kapitale”, deklarojnë nga asosacioni. Ndërsa reduktimet e buxhetit të këtij viti janë arsyetuar me krizën ekonomike.

    “Askush s’do të jetë në avantazh, apo disavantazh, dhe askush nuk harrohet. Jemi në mes të vitit, tashmë ka disa projekte të realizuara, por askush nuk do të dëmtohet, sepse ai financim vlen për të gjithë vitin. Diçka është realizuar tashmë, dhe diçka nga gjysma e dytë e vitit mund t’i nënshtrohet paraprogramimit apo riprogramimit të disa borxheve, sepse të gjithë jemi pajtuar që të mos shkurtojmë investimet kapitale”, ka thënë ministrja.

    Buxheti i vitit 2022 në total për kulturën u miratua në vlerën 3,85 miliardë denarë (mbi 62 milionë euro), ose 10 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. E llogaritur në përqindje kultura mori 1,49 nga buxhetit i përgjithshëm. Investimet kapitale për këtë vit llogariten të jenë në vlerën 10 milionë euro, për projektet me interes nacional u ndanë 17 milionë euro. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk ka bërë pagesën e projekteve të realizuara edhe nga vite të mëparshme, 2020-2021. Bëhet fjalë për projekte nga programet për muzikë dhe veprimtari art-skenike, si dhe për folklor, veprimtari art-skenike dhe aktivitete multidisiplinare. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Rryma e shtrenjtë rrezikon biznesin, paralajmërohen largime nga puna

    Lajmi i rradhës

    Fillon lëshimi mobil i pasaportave për shtetasit e RMV-së në Kinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë