Në 20 qytete të vendit protestohet kundër ndryshimeve në arsim e organizuar nga Lëvizja qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Siç thonë organizatorët, do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të ndërprerë miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore, që mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave.
Nga nisma thonë se digjitalizimi mund të jetë vegël shtesë në arsim por assesi i patjetërsueshëm. Mes tjerash, nga iniciativa kërkojnë që librat klasik të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm.
Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një si dhe të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa. /Alsat M/
Studentët në RMV denoncojnë korrupsionin: profesorët kërkojnë para
Niveli i lartë i korrupsionit nëpër institucione përfshi ato të arsimit janë ndër shkaqet për largimin e të…