Në kuadër të fazës së dytë nga fushata “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” , në shkollën e mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski”, u bë promovimi për të gjitha drejtimet që ajo i ofron për nxënësit, të përfshirë degët e dizajnit, arkitekturës, ndërtimtarisë, gjeodezisë, montues të ndërtimit dhe montues të pllakave dhe dyshemeve.
Zëvеndësdrejtori i shkollës, Tesnim Etemi tha se interesimi i gjeneratave të reja është i madh dhe po rritet nga viti në vit, ndërsa si më pak të interesuara i cilësoi atë të degës ndërtimtarisë dhe gjeodezisë.
“Interesimi është tek dizajni dhe arkitektura më së shumti, atje e kemi të themi mbushjen e klasave, kurse të tjerat janë pak më të dobëta, ndërsa duhet të jetë e kundërta, ndërtimtaria është kërkes e tregut dhe punës në Maqedoni, do të kisha bërë apel nxënësve të regjistrohen në drejtimet ndërtimtari dhe gjeodezi. Kemi interesim çdo vit, më shumë e më shumë”, tha për “TV Shenja” Tesnim Etemi – zëvëndës drejtor i shkollës së mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski”
Etemi gjithashtu tha se nxënësit që do të jenë në arsimin katërvjeçar në të gjitha drejtimet, me aplikim në Мinistrinë e Arsimit dhe Shkencës do të fitojnë bursë, kurse atë të trevjeçares, do të munden të marrin nga 3500 denar për çdo muaj si ndihmë financiare.