Refugjatët ukrainas lirohen nga kartoni i gjelbër

    Të gjithë personat me statusin e refugjatit nga Ukraina me hyrjen në vendin tonë do të përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar gjegjësisht kartonit të gjelbër. Ky vendim është marrë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me iniciativë të Qeverisë.

    Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) nga fondi i saj i garancisë do të mbulojë të gjitha dëmet e mundshme nga automjetet ukrainase që transportojnë refugjatë deri më 30 qershor të këtij viti. Vendimi është marrë me konsensus nga të gjitha kompanitë e sigurimeve.

    Lajmi Paraprak

    Ndërsa Ukraina digjet…

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit e Postës së RMV-së të dielën do të dalin në protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë