Refuzohet kërkesa që Ministria e Drejtësisë së Kosovës të vizitojë “Grupin e Kumanovës”

    Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes Ambasadës në Shkup për vizitën e të burgosurve në rastin Lagja e Trimave.

    Sipas qëndrimit zyrtarë të dikasterit vendas të Drejtësisë, kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve. Të njëjtit i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe e të burgosurve.“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular. Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti takon për herë të fundit Zaevin në cilësinë e kryeministrit

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Pa hequr dorë nga interesat nacionale, Bullgaria nuk e heq veton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë