REGJISTRIMI I POPULLSISË – Simovski: Kemi bërë punë të madhe dhe korrigjuam turpin e 2011-ës!

    Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski / Fotografia: Peter Stojanovski/DW

    Të dhënat e regjistrimit do të jenë të dobishme për krijimin e mëtejshëm të politikave ekonomike, arsimore, lokale, zhvillimore, investuese, bujqësore dhe të tjera.

    Ai është zhvendosur në Entin Shtetëror të Statistikës, një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator të vitit 2021. Interesimi i publikut për rezultatet është i madh, pasi kanë kaluar 20 vjet nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002, duke qenë se regjistrimi i vitit 2011 filloi, por nuk mbaroi, përcjell Nistori.

    “Jam i lumtur dhe i kënaqur që regjistrimin e kemi bërë me sukses dhe në mënyrë profesionale”, tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.

    “Kemi bërë një punë të madhe në rrethana të ndërlikuara – në verë, gjatë pushimeve, në mes të punëve bujqësore sezonale, në sfidat pandemike dhe në thirrjet për bojkotimin e regjistrimit… Kemi përfunduar operacionin statistikor me të gjitha standardet. Jam i kënaqur që e korrigjuam atë turp nga regjistrimi i dështuar i vitit 2011”, tha drejtori i EShS-së për Deutsche Welle.

    Ndërkohë që interesi publik është i mbitheksuar ndaj numrave etnikë, biznesi, politika dhe shkenca presin që regjistrimi të sjellë një numër të madh dhe domethënës të dhënash që do të jenë të dobishme për krijimin e mëtejshëm të politikave ekonomike, arsimore, lokale, zhvillimore, investuese, bujqësore dhe të tjera.

    Për këtë do të jenë të dobishme të dhënat për potencialin njerëzor, arsimin, strukturën e kualifikimeve, punësimin, potencialin e fuqisë punëtore, strukturën e moshës, madhësinë dhe cilësinë e stokut të banesave, shpërndarjen territoriale të popullsisë etj. E sigurt tashmë është se trendi shumëvjeçar i emigrimit, veçanërisht i të rinjve, do të jetë i dukshëm në rezultatet e regjistrimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë rikthen pamjet e Luftës II Botërore (Foto/Lajm)

    Lajmi i rradhës

    Si po e ndryshon botën lufta në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë