“Reket”, Boki 13 dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës

    Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 i dënuar në rastin “Reket” bashkë me ish prokuroren speciale, Katina Janeva sot në Gjykatën Penale të Shkupit dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës. Sipas tij, prokurorja e rastit, Villma Ruskovska ka bërë disa shkelje gjatë procedurës dhe nuk i ka shpalosur të gjitha dëshmitë. Ai tha se gjatë procesit gjyqësor, presion ndaj gjykatësve ka bërë ish kryeministri Zoran Zaev, ndërsa së fundi pas ndërprerjes së masës efektive të burgut për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, në adresë të Boki 13 kanë arritur kërcënime me jetën.

    “Rasti “Reket” nuk është zbardhur. Ai rast duhet të zbardhet plotësisht, të gjithë të përfshirët të japin përgjegjësi, ndërsa opinioni të din se çfarë ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar paratë. Ruskoska dhe Kamçev e din se ku janë paratë. Zoran Milevski- Kiçeec e pranoi fajin sa për të lehtësuar aktgjykimet. Po ta pyesni sot se çfarë ka pranuar, ai nuk e din. Për këtë arsye sot para Gjykatës Penale po dorëzoj kërkesë për përsëritje të procedurës në rastin “Reket”, deklaroi Bojan Jovanovski-Boki 13, i dënuar në rastin “Reket”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    46 raste të reja me kollën e keqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë