Pendarovski: kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

    Stevo Pendarovski, Zgjedhjet Presidenciale në RMV, 2024 / Fotografia: profili zyrtar i Stevo Pendarovskit

    Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në tubimin në Koçan tha se me të në krye të shtetit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë drejt botës së zhvilluar dhe për një kohë shumë të shkurtër do të jetë pjesë e Evropës.

    Pendarovski theksoi se në mandatin e kaluar ka treguar se çfarë do të thotë të jesh president për të gjithë qytetarët, pa bërë ndarje.

    Ai i është përgjigjur Siljanovskës edhe për akuzat se nuk ka marrë masa në luftën kundër krimit. Pendarovski i bëri thirrje që të kontrollohet pasuria e tij nëse ka dyshime se ai ka qenë shok me kriminelë.

    “Unë njoh disa nga rrethi i saj më i ngushtë që janë kriminel që nga fillimi i viteve 1990 dhe po të kishte vetting tani, nuk do e kalonin. Pra, njerëz që u pasuruan në mënyrë disproporcionale, nga shkelja e sanksioneve të asaj kohe nga ish-Jugosllavia, nga fillimi i viteve 1990, kur në fri shopet në kufirin verior bënin qarkullim ditor prej një milion marka gjermane. Pasuria ime është e qasshme, kam fletë ankete të firmosur shumë kohë më parë”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

    Lajmi i rradhës

    “Reket”, Boki 13 dorëzoi kërkesë për përsëritje të procedurës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë