Mijallkovi nuk do të gjykohet për parregullsi zgjedhore, i vjetërsohet lënda

    Ish-Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër, pasi Gjykata e Apelit të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill.

    Kështu që ish-drejtori i DSK-së nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi vepra penale i vjetërsohet sot.

    Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

    Rikujtojmë që “Titanik 2” ka të bëje me parregullsitë zgjedhore, përkatësisht Mijalkovi akuzohet se përmes liderit të PDSh-së, Menduh Thaçi, ka porositur që të urdhërojë bashkëpartiakun e tij nga KShZ-ja, Bedredin Ibraimin, të votojë për prishjen e votimit të rregullt në Strumnicë. Të akuzuar tjerë janë Bedredin Ibraimi, Sasho Sërcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska. /

    Lajmi Paraprak

    Dimitrov: 200 deri 240 mjekë për çdo vit e lëshojnë Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Raporti i EShR-së: Politikat për zhvillim të balancuar rajonal nuk japin rezultatet e pritura në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë