Rekord riparimesh e ndërtimesh, autostrada për Ohër askund!  

    Një vit rekord në investim të rrugëve moderne, një vit rekord në të hyrat nga pagesa e taksës rrugore, dhe fillimi i ndërtimit të projektin më të madh të rrugëve në historinë e Maqedonisë të ndërtimit të e autostradave prej Gostivari deri në Kërçovë, Shkup-Bllacë dhe Prilep-Manastir pjesë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D. Me fjalë tjera pritet që deri në vitin 2029 të jetë funksionale autostrada prej Bllace deri në Strugë.

    Drejtori i Ndërmarrjes të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi thotë se janë realizuar 400 milionë euro investime, 62 milionë euro të hyra nga taksat rrugore, 630 km rrjet rrugor i përfunduar (2021/2023), 160 km ndërtim të autostradave – aktive, 51 km rrugë ekspres – aktive, 65 km rehabilitim të rrugëve rajonale – aktive, janë grumbulluar mbi 1300 m3 mbeturina të mbledhura, 5.300.000 м2 bar dhe shkurRe të prera e kështu me radhë. “Të gjitha këto projekte të përfunduara dhe projekte në vazhdim thonë se këtë vit nuk kemi ndalur dhe për këtë me krenari mund të shpallim se kemi një rekord tjetër me – investime që kanë arritur në 400 milionë euro”, thekson Rustemi. Sipas tij edhe në vitin 2024, përskaj aktiviteteve rrjedhëse që do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm është parashikuar ndërtimi i akseve të reja rrugore me vlerë prej mbi 367 milionë euro.

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski beson se jemi në rrugën e duhur në arritjen e qëllimit që vendi të ketë rrugë moderne, cilësore dhe të sigurta që do të na lidhin me fqinjët dhe me Evropën. Ai thekson se në vitin e kaluar janë rehabilituar dhe rikonstruktuar mbi 30 rrugë rajonale në të gjitha rajonet e vendit dhe janë investuar 10 milionë euro për rindërtimin e mbi 100 rrugëve lokale në territoret e komunave nën autoritetin e tyre.

    Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili është edhe koordinator i projektit për ndërtimin e seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D me konsorciumin “Bechtel dhe Enka”, thotë se kjo Qeveri në tre vitet e fundit ka mbi 85 për qind e realizimit të investimeve kapitale në secilin prej viteve.

    Ai përgëzoi punën e bërë nga Ndërmarrja Publike Rrugore Shtetërore dhe tha se të punësuarit e tejkaluan veten sepse këtë vit kanë realizuar në mesatare, aq sa kanë realizuar për tre vite, që tregon se ekzistojnë kapacitete në institucionet tona.

    Nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve lidhur me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, thonë se përfundimi i projektit është zgjatur për shkak të shfaqjes së rrëshqitjeve të reja dhe shembjes së shpateve dhe janë në një fazë ku nevojitet ndihma e ekspertëve.

    “Po përballemi me sfidën se çfarë të bëjmë më pas? Në cilin drejtim do të lëvizim?Përgjigjen do ta japë raporti i ekspertit të FIDIC, si dhe raporti i Entit Shtetëror të Auditimit, i cili do të gjendet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Kjo pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 duhet të realizohet dhe të kompletohet dhe problemi dhjetëvjeçar të zgjidhet. Edhe opinioni ekspert edhe Enti Shtetëror i Auditimit pajtohen se projekti Kërçovë-Ohër është rezultat i planifikimit dhe fillimit të keq, pra shembull tipik se si nuk duhet të fillohet me realizimin e një projekti shumë shpejt”, thotë numri një i Ndërmarrjes së Rrugëve, Ejup Rustemi.

    Përvoja na ka treguar se modeli i ndërtimit që është aplikuar deri tani është një model që prodhon probleme të paparashikuara dhe rritje të kostove financiare në zbatimin e projekteve në terren. Andaj duke u nisur nga kjo, ne ecëm me guxim drejt ndryshimit të modelit të ndërtimit të rrugëve dhe tani duke aplikuar FIDIC të modifikuar dhe duke nënshkruar marrëveshjen historike me konsorciumin Bechtel dhe Enka, do të ndërtojmë 110 km autostradë në 4 vjet e 7 muaj, përfundoi ai. /koha/

    Lajmi Paraprak

    PSE VV NË MAQEDONINË E VERIUT?!

    Lajmi i rradhës

    Largimi i kioskave në Tetovë, përplasje komunë-polici

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë