Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë politike në kuvend, “EUROPA 21”

    Deputeti Kastriot Rexhepi ka realizuar një takim me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Pas këtij takimi, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, si rrjedhojë e vendimeve dhe aktiviteteve të tij politike, ka vendosur të ngre iniciativë politike joformale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- EVROPA 21- për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend, posaçërisht në prag të Samiteve vijuese në Bashkimin Europian.

    “Tashmë kam realizuar hapin e parë, dhe më iniciativë timen, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Zaev, sot pata takim produktiv me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku prej së afërmi u njoftova me të gjithë proceset nga politika e jashtme lidhur me eurointegrimet e vendit. Ashtu edhe siç prita, mora dëshmi për numrin e madh të aktiviteteve që po ndërmerren nga ana jonë, por edhe nga ana e miqve ndërkombëtarë për t’u zhbllokuar procesi, aktivitete në të cilat besoj plotësisht dhe për të cilat do të kontribuojë me gjithë kapacitetin tim politik”, ka shkruar Rexhepi.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës bastiset nga policia financiare

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Bastisja e komunës është një presion politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë