Sejdiu: Në komunën e Zhelinës kemi bërë shumë punë, por asnjëherë nuk është mjaft

    Kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në komunën e Zhelinës ka folur për prioritetet e tij dhe projektet e realizuara, siç janë infrustruktura, riparimi i objekteve të shkollave fillore, transparenca-ku nga vendi i 78 në rang listë e bëri në vendin e parë sa i përket transparencës, përcjell Nistori.

    “Ne gjatë kësaj periudhe bëmë shumë punë, por asnjëherë nuk është mjaft. Neve na kanë ngelur edhe shumë projekte tjera në realizim e sipër dhe ne për qytetarët tanë duhet t’i përfundojmë ata projekte. Ky është motivi jonë, motivi që na bën më shumë të punojmë. Ne normalisht gjatë kësaj periudhe kishim vështirësitë tona me Covid-19, ku një vit e gjysmë na pengoi…dhe kjo ka ndikuar në menaxhimin e komunës dhe me punët tona të përditshme”, ka deklaruar Sejdiu.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që ashtu siç punoi në katër vitet e kaluara të përkrahin edhe për një mandat të dytë në realizimin e projekteve të radhës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ziberi i ASH-së: Papunësinë në RMV e ka zbutur Europa dhe jo udhëheqësit tanë, t’i ruajmë ata që kanë ngelur

    Lajmi i rradhës

    Rexhepi: Parku i Çairit në gjendje të mjerueshme, kemi plan konkret që ky park të jetë në nivelin e duhur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë