“Rezistenca e studentore” ka paralajmëruar protesta nëse nuk u plotësohen të gjitha kërkesat

    *Foto arkiv

    Nga organizata “Rezistenca studentore”, bëjnë të ditur se përmes një proteste masive do të shprehen pakënaqësitë e tyre për mos plotësimin e kërkesave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

    Nga atje bëjnë të ditur se kjo protestë duhej të organizohej nga Parlamenti Studentor i UKIM, por siç thonë ata, kjo protestë po tentohet të parandalohet nga studentët e preferuar të Qeverisë.

    “Duhet të theksojmë se Rezistenca Studentore nuk do të tërhiqet nga protestat si akt për të shprehur revoltën tonë nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat tona, sepse ne si studentë kemi kërkesa të tjera që nuk janë plotësuar”, shprehen nga atje.

    Kërkesat e “Rezistencës Studentore”, janë: 

    – Kërkesa për takim me MASH dhe përfaqësues të Rezistencës Studentore, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve tanë në trupat punues;

    – Barazimi i bursave (pagesa retroaktive dhe aneks i ri i kontratave);

    – Rritja e shumës ditore të vaktit të subvencionuar të studentëve sipas inflacionit në 160 denarë;

    – Digjitalizimi dhe heqja e të ashtuquajturave “kostot e fshehura” të fakulteteve;

    – Transporti ndërqytetës falas/i subvencionuar për studentët;

    – Afatet e sakta për fillimin dhe realizimin e rikonstruksionit të paralajmëruar të konvikteve studentore;

    – Bursa për studentë të ciklit të dytë;

    – Modernizimi i laboratorëve të fakulteteve natyrore dhe teknike

    – Afate të sakta për fillimin dhe realizimin e ndërtimit të godinave FINKI dhe FSD.

    Ata në fund shtuan se nëse ende nuk dëgjohet zëri i tyre për këto kërkesa, ata do të ndërmarrin hapa seriozë, si protesta masive në udhëkryqet kryesore të qyteteve, bojkotim të mësimit etj.

    Lajmi Paraprak

    PROCESI I BERLINIT | Marrëveshje të “bllokuara” në sirtarët e Parlamentit

    Lajmi i rradhës

    Petrovska: Maqedonia do t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë