Fjalosje ndërmjet kryetares Arsovska dhe arkitektëve

    Renovimi i sallës universal ka nxjerr në pah marrëdhëniet e rrënuara mes palëve të përfshira.
    Ajo që duhej të ishte një konferencë për shtyp për të arritur një pajtim lidhur me renovimin e sallës Universale, simbol ky i kryeqytetit, përfundoi në një debat mes kryetares së Shkupit Arsovska me shoqatën e Arkitektëve, dhe ministres së Kulturës Kostadinovska. Arsovska këmbëngul se gjendja faktike dhe projekti për rinovim nuk kanë pikë të përbashkët.

    “Ejani dhe nënshkruani deklaratë se ju garantoni se në këtë moment, me dokumentacionin aktual mund të vazhdohet me punimet dhe se është e sigurt për qytetarët. Kjo që ne posedojmë për momentin në këtë dokumentacion teknik nuk është e sigurt, sepse nuk është realizuar analizë paraprake e objektit ekzistues. Do kisha dashur t’i kujtoj ministres se nuk bëhet shou në këtë mënyrë”, deklaroi Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Arkitekti Bujar Muça, i cili e prezantoi projektin në Qytetin e Shkupit, prononcimin e tij para mediave e nisi duke ironizuar konstatimet e Arsovskës. Muça sqaroi se gjatë punimeve, ka rezultuar se projekti duhet të pësonte disa ndryshime të cilat kanë marrë miratimin e Instituti për Ekzaminimin e Materialeve dhe Zhvillimin e Teknologjive të Reja.

    “Të largohemi pak mos na bjerë sipër konstruksioni. Na pyesni për çështje për të cilat ekzistojnë institucione më relevante, siç është Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike. Sa herë që bëhet rinovim shfaqen disa punë. Dolën disa çështje në vlerë të vogël, disa shtylla, kishte problem me trafo stacionin që tashmë është dislokuar. E ri projektuam të gjithë dhe përsëri morëm mendim pozitiv që nuk anulon asgjë”, u shpreh Bujar Muça- arkitekt.

    Iskra Jovanovska Mihajllovska, nga Shoqata e arkitektëve, kërkoi nga Arsovska që të mos politizojë renovimin e objektit.

    “Ju lutem të mos hyjmë në politikë, kemi ardhur të flasim për lëmin. Gjithmonë gjatë rinovimeve, veçanërisht me nivelin e vështirësisë si kjo këtu, përballemi më ndryshime në ndërtim. 11:43 Nuk është në rregull t’i frikësoni njerëzit se ndonjë objekt nuk është i sigurt, objekti ende nuk ka përfunduar. Kur të përfundojë do të jetë i sigurt”, deklaroi Iskra Jovanovska Mihajllovska- Shoqata e arkitektëve.

    Salla Universale prej 7 vitesh ka pamjen e rrënojave, pavarësisht tentativave për një sallë të re ose rinovimin e saj që nga periudha e Gruevskit. Simboli i festivaleve të muzikës nuk dihet edhe për sa kohë do të ketë këtë pamje pa paragjykuar se a do t’i përmbushë kërkesat e reja të kohës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “RMV-ja nuk do të ketë problem në aspektin e sigurisë, por do të vuaj ekonomikisht”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët të revoltuar nga mungesa e autobusëve të rregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë