“RMV-ja nuk do të ketë problem në aspektin e sigurisë, por do të vuaj ekonomikisht”

    Maqedonia e Veriut nuk do të ketë problem në aspektin e sigurisë, por do të vuajë ekonomikisht dhe do të ketë rritje të çmimeve të të gjitha produkteve, theksuan mbrëmë në Click Plus profesorët Metodi Haxhijanev dhe Aleksandar Nacev, duke folur për konfliktin në Ukrainë.


    “Situata e sigurisë do të mbetet e qëndrueshme. Do të kemi pasoja ekonomike, sepse tashmë jemi në krizë energjetike me çmimet e rrymës. Fakti që jemi vend i varur nga gazi rus. 100% jemi të varur nga gazi rus dhe se prokurojmë vetëm gaz të tillë dhe një rritje e vazhdueshme do të ketë reflektim në ekonominë tonë dhe kjo do të jetë sfida më e madhe, që ne mund të vuajmë ekonomikisht në këtë situate”, tha Nacev.

    Profesori Haxhijanev theksoi se kjo situatë nuk do të ketë ndikim direkt.

    “Gjëja më e keqe e kësaj është nëse do të shpërthente një konflikt total, ne do të ishim një fushë manovre për secilën prej forcave. Kushtimisht të them nëse ka konflikt me NATO-n, kjo tani për tani nuk do të ndodh por nëse do të hynte do të ishte një mundësi për një manovër. Por ajo që do të ndikoj tek ne dhe e gjithë bota është kriza energjetike, shtrenjtimi i gjithçkaje, ndikimi i mundshëm në politikën monetare. Ukraina është një furnizues i madh i ushqimit”, tha Metodi Haxhijanev.

    Ndryshe Haxhijanev vlerëson se do të varet nga Putini se sa do të zgjasë kjo situatë. Duke qenë se as NATO dhe as SHBA-të nuk kanë ndërmend të dërgojnë forca në Ukrainë, profesori vlerëson se palët do të vazhdojnë të mbështeten te diplomacia dhe sanksionet ekonomike për “ta shtypur” Putinin dhe për ta bërë atë të kuptojë se po shkel ligjin ndërkombëtar dhe kështu të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Vojnoviq: Duhet formuar shtab i krizës për rezerva mallrash | Pendarovski: Çfarë nëse kriza zgjat me muaj

    Lajmi i rradhës

    Fjalosje ndërmjet kryetares Arsovska dhe arkitektëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë