Ristovski shmang përgjegjësinë për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjet sportive

    Ministri i Sportit, Boko Ristoski në vend që të jep llogari para deputetëve se çfarë ka ndërmarrë ai dhe dikasteri i tij ndaj fyerjeve dhe thirrjeve anti-shqiptare, i mbron ato dhe kërkon që të dëgjohen edhe shqiptarët se si fyejn palën maqedonase. Këto komente Ristovski i bëri në përgjigjen e pyetjes së deputet Halil Snopçe.

    “A keni komunikuar me kryetarin e Lidhjes Futbollistike dhe çka ju ka raportuar ai? A keni komunikuar me ministrin e punëve të brendshme? A e keni pyetur ministrin mos vallë policia ka qenë e ashpër në një ndeshje sportive duke mbajtur anë dhe jo duke qenë në nivelin e detyrës së saj?”, deklaroi Halil Snopçe – Deputet i ASH/Taravari.

    “Ju përmendët një rast por unë mund tu përmend juve së paku tre raste të tjera nga ana e kundërt dhe nëse hyjmë në debat se kush kë më tepër ka ofenduar, do të jetë një debat pa fund. Prandaj ju lus të mos e etnizojmë problemin”, tha Borko Ristovski – Ministër i Sportit.

    Për thirrjet nacionaliste, FFM dënoi klubin Vardar me 5000 euro dhe me një ndeshje pa tifoz. Sanksione kundër tifozëve që fyenin, ka paralajmëruar edhe ministria e punëve të brendshme por deri tani nuk ka njoftuar nëse të njëjtit janë identifikuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    COSI: fëmijët në RMV po shëndoshen, frutat mungojnë në tryezë

    Lajmi i rradhës

    “Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë