RMV, administrata shtetërore dhe gjykata protestojnë

    Foto ilustruese

    Të punësuarit në administratën shtetërore dhe gjykata do të protestojnë të enjten dhe të premten duke mos punuar nga ora 10 deri në 12, njoftoi Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPOGJSH). Ata kërkojnë pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë.

    SPOGJSH përfaqëson punonjësit në ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata.

    “Do të ketë ndërprerje të punës. Janë njoftuar edhe Qeveria, ministritë, të gjithë punëdhënësit. I lus qytetarët të jenë të durueshëm, nuk është shumë, janë dy orë, por ato dy orë mund të rriten dhe të bëhen tetë orë ndërprerje”, tha kryetari i Sindikatës së SPOGJSH-it, Tërpe Deanoski në konferencën e sotme për media.

    Ai thotë se në 95 për qind të institucioneve paguajnë rrogë nën minimalen, ndërsa në pesë për qind të tjera, një pjesë nuk e përgatisin pagën, ndërsa ata që e kanë paguar tashmë kanë bërë gabime dhe kanë paguar vetëm pagën minimale pa stazh pune.

    Ndryshe, pas rritjes së pagës minimale nga 15.000 në 18.000 denarë, sindikatat filluan kërkesën për rritjen edhe të pagave tjera si dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë. Duke qenë se bisedimet me Qeverinë nuk kanë sjellë asnjë marrëveshje, tani është paralajmëruar grevë.

    Lajmi Paraprak

    “Është arritur marrëveshje për import të grurit nga Bullgaria”

    Lajmi i rradhës

    Michel: Sanksionimi i gazit dhe naftës ruse duhet të ndodhë herët a vonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë