RMV, hiqet certifikata e vaksinimit në kufi

    Shfuqizohet detyrimi për posedimin e certifikatës së vaksinimit apo certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar

    Në seancën e sotme të Qeverisë u miratua rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendor dhe të huaj gjatë hyrjes në vend, përcjell Nistori.

    “Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend. Në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartë përmendura”, thonë nga Qeveria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe rruga nga Qeveria deri te Kuvendi është me gropa!

    Lajmi i rradhës

    Si të ulni stresin dhe të rrisni humorin në mënyrë natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë